𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐤𝐥𝐢𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐧𝐟𝐥𝐮𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐀𝐯𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐭

Influenca Aviare mund të parandalohet nëse fermerët respektojnë masat i biosigurisë. Mbarështuesve iu kërkohet që të jenë shumë të vëmendshëm ndaj shenjave klinike që shfaqin shpendët e tyre.


Nëse shpendët tuaj ndryshojnë sjellje, njoftoni menjëherë Shërbimin Veterinar ose telefononi në numrin e gjelbër.
Ndërkohë karantinoni shpendët tuaj, për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në fermat e tjera.



𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐤𝐥𝐢𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐧𝐟𝐥𝐮𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐀𝐯𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐣𝐧𝐞̈:

–depresion/letargji
-humbje të oreksit dhe etje të shtuar
-ënjtje të kokës
-çngjyrosje në ngjyrë blu të xhufkës së kokës, lafshës, qafës dhe grykës
-vështirësi në frymëmarrje, si mbajtja hapur e sqepit, kollitja, teshtima, gurgullima, rale
-diarre
-reduktim/pamundësi e prodhimit të vezëve
-ngrodhje e papritur
Së bashku mund të ndalim përhapjen e gripit të shpendëve.
#StopInfluencësAviare