Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

𝐓𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭 -𝟎 𝐠𝐫𝐚𝐝ë 𝐜𝐞𝐥𝐬𝐢𝐮𝐬/ 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐩ë𝐫 𝐛𝐥𝐞𝐠𝐭𝐨𝐫ë𝐭

Edhe pse shumica e kafshëve u përshtaten temperaturave të ulta, në kushtet ekstreme të stuhive, duhen shtuar masat për t’i mbajtur ato ngrohtë pasi mund të ketë pasoja të mëdha. Për të shmangur problemet me shëndetin e kafshëve, fermerët duhet të zbatojnë disa këshilla.

Ushqimi i bollshëm do t’i ndihmojë kafshët të ruajnë temperaturën e trupit dhe tu mbijetojnë temperaturave ekstreme.

Sigurohuni që ushqimi të jetë i pasur me karbohidrate dhe proteina.

Racionet e sanës/foragjereve/apo ushqimeve të tjera duhet të rriten pasi kafshët shpenzojnë më shumë energji për rritjen e temperaturës së trupit.

Shpeshtoni dhënien e racioneve të ushqimit në dy dhe tre herë në ditë.

Mos supozoni se kafshët mund të plotësojnë nevojat e tyre për ujë duke ngrënë borë ose duke lëpirë akull.

Sigurojuni uji të pastër, pa akull dhe me furnizim të mjaftueshëm. Do të ishte mirë që uji të ngrohej paraprakisht, në mënyrë që bagëtitë të pinë më shumë, në të kundërt do dehidratohen.

Pastroni shtrojën ku qëndrojnë bagëtitë pasi rritja e sasisë së materialit të ndotur në ambiente të mbyllura sjell prezencë amoniaku, duke iu shkaktuar kafshëve pneumoni. Gjithashtu ajrosni stallat.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;