Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

𝑴𝒆̈𝒏𝒚𝒓𝒂𝒕 𝒆 𝒊𝒏𝒇𝒆𝒌𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒆̈𝒛𝒗𝒆 𝒏𝒈𝒂 𝒑𝒍𝒂𝒔𝒋𝒂

Plasja (𝑎𝑛𝑡ℎ𝑟𝑎𝑥) është një sëmundje bakteriale e shkaktuar nga 𝐵𝑎𝑐𝑖𝑙𝑙𝑢𝑠 𝑎𝑛𝑡ℎ𝑟𝑎𝑐𝑖𝑠. Sporet e antraksit mund të mbijetojnë në mjedis për dekada dhe kjo e bën kontrollin ose çrrënjosjen e sëmundjes shumë të vështirë.
Plasja shkakton ngordhje të papritura/të menjëhershme në gjedhë, dhen e dhi dhe mund të prekë rëndë njerëzit.
Është e rëndësishme që fermerët të shmangin kontaktin me kafshët e dyshuara për plasje dhe të mos hapin kadavrat e kafshëve me plasje. Kjo do ti vinte ata përballë rrezikut të kontaminimit me anthtrax.
Njerëzit mund të infektohen nga plasja kur sporet bien në kontakt në plagët e hapura, mishi i pa gatuar mirë, pickimi i mushkonjave dhe nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo quhet forma pulmonare, e cila është më e rënda dhe mund të çojë në vdekje. Mund të shfaqen ethe, kollitje, dhembje të forta në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Trajtimi i hershëm me antibiotikë është i rëndësishëm.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi flaveshencën e artë të hardhisë

Flaveshenca e artë e hardhisë është sëmundje shkatërruese e hardhisë. Transmetohet nga materiali shartues dhe shumues vegjetativ si dhe nga insekti vektor 𝑠𝑐𝑎𝑝ℎ𝑜𝑖𝑑𝑒𝑢𝑠 𝑡𝑖𝑡𝑎𝑛𝑢𝑠. Nëse