Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

𝑺𝒊 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒓𝒐𝒋𝒕𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝒅𝒊𝒂𝒈𝒏𝒐𝒔𝒕𝒊𝒌𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒔𝒆̈𝒎𝒖𝒏𝒅𝒋𝒆𝒕 𝒆 𝒏𝒅𝒓𝒚𝒔𝒉𝒎𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒊𝒎𝒆̈

Gjatë kultivimit të bimëve mund të vërehen dukuri dhe shfaqje të ndryshme, për të cilat kultivuesit me të drejtë shqetësohen, por jo çdo sëmundje e bimës ka natyrë parazitare, e thënë ndryshe jo çdo sëmundje kërkon trajtimin kimik të bimës. E theksojmë këtë sepse, ka mjaft shenja/simptoma të sëmundjeve në bimë, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm dhe që janë të njëjta në pamjen e jashtme.

Kështu, p.sh., mjaft sëmundje të shkaktuara nga viruset mund të kenë shenja të ngjashme me ato të shkaktuara nga mungesa e elementeve të ndryshëm ushqimorë, apo nga faktorë të tjerë meteorologjik, ose nga veprimi i ndonjë preparati kimik.

Gjithashtu vyshkja e bimëve, mund të vijë në të njëjtën kohë nga sëmundje kërpudhore të tipit të 𝑡𝑟𝑎𝑘𝑒𝑜𝑚𝑦𝑘𝑜𝑧𝑎𝑣𝑒 (bllokimi i sistemit të enëve përçuese), po ashtu edhe nga sëmundjet bakteriale (𝑡𝑟𝑎𝑘𝑒𝑜𝑏𝑎𝑘𝑡𝑒𝑟𝑖𝑜𝑧𝑎𝑣𝑒), apo dhe nga dëmtues të ndryshëm, kryesisht ata të tokës, të cilët kanë dëmtuar sistemin rrënjor, por vyshkja mund të vij edhe nga kalbëzime fiziologjike të sistemit rrënjor, etj.

Shpërndaje:

Lajme të tjera