Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Abdyl Arifaj, veterineri që ia kushtoi jetën veterinarisë

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Shërbimit Veterinar, Abdyl Arifaj ishte një nga veterinerët që u vlerësua nga Urdhri Mjekut Veterinar me titullin “Kontribute të Shquara”, me motivacionin “Për përkushtim të veçantë në shërbimin veterinar të Republikës, profesionist i shquar në mbrojtje të shëndetit të kafshëve, shëndetit publik dhe të mjedisit”.

 

Abdyli e nisi karrierën si mjek veteriner në vitin 1986 dhe që prej asaj dite nuk ndali në asnjë moment. Nuk u mjaftua vetëm më përfundimin e studimeve, por u specializua në fusha të ndryshme, si; farmaci veterinare, për sëmundjen e derrave, për Influencën Aviare, për riskun e sëmundjeve infektive, e të tjerë.

 

Gjithashtu ka bërë një sërë botimesh shkencore, me fokus mbarështimin e bletëve dhe apiterapinë. Ka trajnuar grupe grash dhe vajzash për mbarështimin e bletëve. Edhe pse në pension, Abdyli vijon që të shërbejë në ferma dhe botojë studime.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi flaveshencën e artë të hardhisë

Flaveshenca e artë e hardhisë është sëmundje shkatërruese e hardhisë. Transmetohet nga materiali shartues dhe shumues vegjetativ si dhe nga insekti vektor 𝑠𝑐𝑎𝑝ℎ𝑜𝑖𝑑𝑒𝑢𝑠 𝑡𝑖𝑡𝑎𝑛𝑢𝑠. Nëse