Dita botërore e kafshëve na gjeti në Durrës. 4 Tetori përkon me festën e Shën Françeskos së Assisit, në këtë ditë i kushtohet vëmendje rritjes së standardeve të mirëqënies së të gjitha specieve të kafshëve, në mbarë botën. Përkushtimi ndaj kafshëve është simbolika kryesore e kësaj dite, ç’ka përkon më së miri me Shërbimin Veterinar Shqiptar dhe mbështetjen që i jepet fermave bujqësore në mbarështimin e kafshëve në kushte të përshtatshme dhe me kritere higjieno- sanitare të larta. #worldanimalday

Ferma e të imtave BARAKA Land me vendndodhje në Gjepalaj ka dy vjet që ushtron aktivitetin. Prej 70 krerë të leshtave, sot numëron pothuajse 300 krerë të racave Franceze dhe Assaf. Kompleksi ka një sipërfaqe prej 2500 m2 me regjim stallor. Nga grupi i kontrollit u verifikua mbajtja e dokumentacionit të fermës dhe kushtet sanitaro-veterinare.

“Bioferma ADRIA” me vendndodhje Katundi i Ri ka katër vite që ushtron aktivitetitn duke mbajtur një numër konstant prej 90 krerësh gjedhi Holstein. Kompleksi ka sipërfaqe rreth 1500 m2 dhe mbarështimi bëhet intensiv edhe ekstensiv. Në këtë fermë shërbimi veterinar ka realizuar vaksinimin kundër dermatozës nodulare, ka përditësuar matrikullimet dhe ka gjurmuar për Brucelozën në gjedh.

Shërbimi Veterinar Shqiptar
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural