Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Agronomët monitorojnë serrat për Tomato Brown Rugose Fruit Virus

Agronomët e AKVMB janë në terren duke monitoruar dhe marrë mostra në serat e zonës së Lushnjës për Tomato Brown Rugose Fruit Virus, duke këshilluar njëkohësisht fermerët për simptomat e para që shfaqen në bimë.

Ky dëmtues përhapet me shpejtësi, duke infektuar domatet dhe specat, por pritësit natyrorë të këtij virusi janë domatet. Virusi mund të infektojë deri në 100% të një kulture dhe të shkaktojë humbje të rendimentit midis 25 dhe 70%.

Nuk ka kontrolle biologjike dhe kimike të disponueshme për ToBRFV, por rekomandohet përdorimi i materialit mbjellës bimor e fidanë të kontrolluar dhe certifikuar; zbatimi i rregullt i masave të higjienës sanitare në ambientet e kultivimit (dezinfektimi i pajisjeve, veshjet e përshtatshme, etj) dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me inspektorët e mbrojtjes së bimëve rajonale.

Fermerët në raste dyshimi të njoftojnë inspektorët agronomë të AKVMB ose njoftojnë në numrin e gjelbër 08003366.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;