Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

AKVMB dhe projekti “The Food Safety” rrisnin bashkëpunimin mbi trajnimin e stafit

Rritja e bashkëpunimet mes AKVMB dhe projektit “The Food Safety” për zhvillimin e trajnimeve në fushën e monitorimit fitosanitar të inspektorëve të Mbrojtjes së Bimëve ishte qëllimi i takimit të zhvilluar mes palëve. Kreu i AKVMB, Rolandi Meçaj u shpreh se trajnimet e realizuara deri më tani, kanë qenë efektiv si në rrafshin teorik edhe në atë praktik.

Ndërkaq palët përcaktuan si prioritet kryesor, përzgjedhjen e një grupi dëmtuesish dhe përgatitjen e inspektorëve të Mbrojtjes së Bimëve për monitorimin e tyre. Trajnimet do të zhvillohen në rajone, për të qenë sa më afër specialisteve të AKVMB dhe fermerëve, duke trajtuar temat e dëmtuesve prioritarë sipas zonave.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;