Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

AKVMB dhe UBT bëhen bashkë në simpoziumin mbi prevalencën e mastiteve në gjedh

 

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve së bashku me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare zhvilluan simpoziumin, me titull “Prevalenca e mastiteve subklinike në gjedhin për qumësht, ndikimi i tyre ekonomik dhe në shëndetin publik: Kontrolli dhe parandalimi i tyre”.

Mastiti është sëmundja më e përhapur dhe më e kushtueshmja që prek lopët e qumështit. Kreu i AKVMB, Rolandi Meçaj në këtë simpozium foli për rëndësinë e të ushqyerit  dhe devijimet në shëndetin e gjirit në gjedh.

Gjatë simpoziumit u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me anatomo-konfomacionin e gjirit dhe si ndikon kjo në predispozicionin e shfaqjes së mastitit subklinik; metodikat e identifikimit të qelizave somatike në qumësht; ndikimi i të ushqyerit në shëndetin e gjirit, rëndësisë së mastiti subklinik dhe mënyrat e parandalimit të tij.

Mastiti subklinik është dhe forma më e shpeshtë, duke zënë 90-95% të rasteve totale të mastitit, por ai ndryshe nga mastiti klinik, nuk manifeston shenja të dukshme, duke e bërë të pamundur zbulimin klinik të tij. Ai qëndron në gjendje të “fshehtë” në fermë dhe në një pjesë të vogël të rasteve, rreth 5% mund të kalojë në mastit klinik.

Ky simpozium synon të sigurojë një mundësi për shkëmbimin e ideve me veterinerët e terrenit, veterinerët zyrtar dhe autoriteteve veterinare, në lidhje me mundësinë e hartimit të strategjive për kontrollin e kësaj patologjie.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi flaveshencën e artë të hardhisë

Flaveshenca e artë e hardhisë është sëmundje shkatërruese e hardhisë. Transmetohet nga materiali shartues dhe shumues vegjetativ si dhe nga insekti vektor 𝑠𝑐𝑎𝑝ℎ𝑜𝑖𝑑𝑒𝑢𝑠 𝑡𝑖𝑡𝑎𝑛𝑢𝑠. Nëse