Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

AKVMB, fushata në shkollat e ciklit 9-vjeçar për tërbimin

“Çfarë është tërbimi dhe rreziqet që sjell kjo sëmundje tek shëndeti i njeriut”, ishte tema që u trajtua sot më nxënësit e shkollës së ciklit 9-vjeçar “Kasem Shima”, në Mëzez të Tiranës.

Kjo fushatë sensibilizimi është duke u realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi i Vaksinimit ndaj Tërbimit – Faza IV”.

Ekspertët e projektit MRV IV in Albania së bashku me veterinerët e AKVMB, iu shpjeguan nxënësve rrugët e transmetimit të tërbimit dhe në fund të takimit iu shpërndanë materiale informuese të printuara, ku përfshihen udhëzime se si duhet të kujdesen për shëndetin e tyre në rast të ndonjë sulmi nga kafshët e tërbuara.

Nxënësit u këshilluan që të vaksinojnë qentë, të cilët konsiderohen si shkaktarët kryesor të vdekjeve të njerëzve nga tërbimi. Projekti financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKVMB.

Shpërndaje:

Lajme të tjera