Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

AKVMB-GIZ-UBT-ISUV, marrëveshje bashkëpunimi

Në saj të një projekti të mbështetur nga GIZ, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me partneritet me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin e veterinerëve.

Kjo marrëveshje ka si synim profilizimin dhe forcimin e kapaciteteve të veterinerëve në sëmundje të caktuara.

Me anë të këtyre trajnimeve, do të mundet që në çdo qark të krijohet një “bërthamë” veterinare, të cilët do të marrin njohuritë më të fundit shkencore, të eksperimentuara dhe në fermat tona.

Në fund të ciklit të trajnimeve për sëmundje të ndryshme, do të krijohet edhe një manual i shkruar, i cili do i shërbejë stafit veterinar dhe mbarështueseve të fermave blegtorale.

Shpërndaje:

Lajme të tjera