Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

AKVMB gjatë monitorimit të fidanëve perimorë, të ullirit dhe agrumeve Elbasan

Specialistët e Drejtorisë së Mbrojtjes së Bimëve pranë Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve monitoruan nga afër serat e prodhimit të fidanëve perimorë, të ullirit dhe agrumeve në fshatin Gjegjan të Elbasanit. Qëllimi i monitorimit ishte vlerësimi i mënyrës, kushteve dhe certifikimi fitosanitar i fidanëve që pritet të dalin në treg për fermerët e rajonit të Elbasanit e më gjerë.

Vetëm gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2021, sera me sipërfaqe 1.9 ha ka certifikuar dhe tregtuar rreth 6 milionë copë fidanë perimesh të llojeve dhe varieteteve të ndryshme, duke përfshirë dhe metodën e prodhimit të fidanëve të shartuar.
Gjithashtu kjo serë e ka të mbyllur ciklin e prodhimit të fidanëve cilësor dhe të testuar, me qëllim rritjen e prodhimit cilësor e sasior.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur