Asnjë kafshë nuk lejohet të futet në thertore, nëse nuk është e matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës, që identifikojnë origjinën e kafshës.
Specialistët e AKVMB janë duke kryer kontrolle në të gjitha njësitë e therjes së mishit që operojnë në vend, për të verifikuar dokumentacionin për çdo krerë të therur, apo të destinuar për therje. Në rastet kur verifikohet shkelje nga ana e operatorëve, merren masa administrative.
Kontrollet zyrtare në thertore janë detyrë funksionale e Shërbimit Veterinar të AKVMB. Kjo mbyllje e ciklit të prodhimit shtazor plotëson kontrollin shëndetësor dhe mirëqenies së kafshëve nga lindja deri në produkt, si dhe mundëson informacionin në kohë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.