Për herë të parë në Shqipëri, një hap i rëndësishëm po ndërmerret nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit i cili në sinergji me AKVMB, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, aktorë të tjerë të zinxhirit të vlerës, sektorin privat dhe mbështetjen e RisiAlbania, projekt i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, zbatohet nga Helvetas po ndërtojnë një “Udhërrëfyes Kombëtar për Bimët Medicinale dhe Aromatike (BMA).
Udhërrëfyesi do t’i shërbejë sektorit privat me njohuri praktike mbi prodhimin, kostot, standardet, teknologjinë, përpunimin dhe tregjet e BMA-ve.
Kjo iniciativë dhe modeli është frymëzuar nga një vizitë studimore në Zvicër ku ekipi i AKVMB së bashku me kolegë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe përfaqësues nga sektori privat u njohën me Agroscope, e cila është Qendra e Ekselencës së Bujqësisë Zvicerane. Kjo vizitë u mundësua nga RisiAlbania, projekt i cili ka si qëllim të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, nga mosha 15-29 vjeç, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.