Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

AKVMB po kryen 𝐟𝐚𝐥𝐚𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 për zbulimin e tuberkulozit në gjedh

Tuberkulozi në gjedh është sëmundje zoonotike, e cila prek kafshët dhe vë në rrezik shëndetin e njerëzve

Për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, AKVMB është duke 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐚𝐥𝐚𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 për zbulimin e tuberkulozit në gjedh në ato ferma me 10 krerë e lart. Në rang vendi u gjurmuan 1.130 ferma, me një total prej 21.810 krerë gjedhë. Në fazën e parë u krye gjurmimi me anë testimit të turbekulinës Bovine, ku rezultuan pozitive/të dyshuara 𝟖𝟓 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡.
Ndërkohë, për këto krerë AKVMB është duke zhvilluar fazën e dytë të gjurmimit, duke aplikuar testimimin e tuberkulinës Aviare. Në përfundim të procesit si edhe të konfirmit të krerëve pozitivë, do të kryhet eleminimi i menjëhershëm si edhe procedurat për dëmshpërblimin e fermerëve për krerët e ngordhur.
Shenjat klinike përfshijnë: humbje të oreksit dhe peshës, kollitje dhe diarre. Në çdo rast të dyshimitë, fermerët duhet të njoftojnë veterinerin e shërbimit për zonën që i mbulon.
Fermerë bashkëpunoni ngushtë me veterinerin e zonës suaj, për ta përfituar këtë shërbim falas! Në raste abuzimi apo neglizhence nga ana e veterinerit të shërbimit, denonconi në 𝗻𝐮𝐦𝐫𝐢𝗻 𝗲 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫-𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja