“Samiri Farm & Grup shpk”, e cila merret me mbarështimin e të leshtave dhe ferma e gjedhit “Myzo Cean Solution”, me vendndodhje në Shushicë të Vlorës, janë dy aktivitete blegtorale model.
Infrastruktura bashkëkohore, e implementuar në stabilimente i shërben garantimit të mirëqenies së shëndetit të kafshëve dhe ruajtjes së cilësisë së prodhimit të qumështit.
AKVMB ndaj këtyre fermave ka vëmendje të shtuar, me qëllim mbrojtjen shëndetësore të tufave blegtorale dhe garantimin e sigurisë ushqimore mbi produktet shtazore.