Që prej muajit tetor Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është duke realizuar survejancën pasive tek shpendët e egër dhe shtegtarë.
Pjesë e monitorimeve të shtuara janë edhe stabilimentet e pularive apo shpendët e oborrit .
Një ditë më parë DRVMB Tiranë, u njoftua për gjetjen e një pëllumbi të egër të ngordhur, në Qarkun e Durrësit.
Ekipi i veterinerëve shkoi menjëherë për të bërë mostrim të shpendit dhe dërgimin e tij në ISUV 🔬🧑🔬. Paralelisht me marrjen e mostrës, u bë dezinfektimi i të gjithë ambientit përreth.
Përgjigjja e analizave konfirmoi se nuk ka prezencë të influencës aviare.
‼️Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët dhe fermerët, janë të lutur të kontaktojnë në numrin e gjelbër:-08003366!