Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

AKVMB zbatoi programin e kontrollit dhe të çrrënjosjes së brucelozës në të gjitha fermat

Bruceloza është një sëmundje zoonotike me rrezikshmëri të lartë dhe përhapje tek fermerët dhe konsumatori.
 
AKVMB zbatoi programin e kontrollit dhe të çrrënjosjes së brucelozës në të gjitha fermat me mbi 5 krerë gjedh për prodhimtari qumështi në të tre faza: maj, shtator dhe dhjetor 2021.
Nga rezultatet e gjurmimit dhe analizimit në ISUV të kampioneve të qumeshtit dhe me pas individualisht të krerëve, rezultuan pozitive 40 ferma dhe 61 krerë gjedh.
 
Per të gjitha rastet e krerëve pozitive, Drejtorite Rajonale të Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimëve moren masa të menjëhershme për eleminimin e krerëve me qëllim parandalimin e përhapjes dhe çrrënjosjen e infeksionit.
 
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
 

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur