Identifikimi i fermave i shërben formalizimit të sektorit blegtoral, një proces ky që siguron gjurmueshmërinë e shëndetit të kafshëve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore.
Çdo ditë veterinerët e kontrollit të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ndodhen në ferma për të bërë të mundur regjistrimin e tyre në sistemin RUDA.
Më anë të këtij sistemi garantohet një kontroll më i mirë i shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve që nga lindja, lëvizja, therja ose ngordhja e tyre.
Për periudhën 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫-𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟒 janë regjistruar në total 643 ferma të reja.