Asnjë aktivitet tregtar blegtoral nuk mund të ushtrohet pa u pajisur më parë me licencë. Kushtet e licencimit duhet t’u përgjigjen interesave publike dhe të garantojnë standarde për sigurinë ushqimore. Nëse një operator ekonomik nuk plotëson aftësitë profesionale, nuk zotëron kushtet teknike apo teknologjike të caktuara, apo nuk është i organizuar në mënyrë që të garantojë masat e biosigurisë, i refuzohet licenca.
Në periudhën janar-qershor 2024 janë bërë në 𝐭𝐨𝐭𝐚𝐥 𝟓𝟐 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞 të kategorive të ndryshme, si; “Rritja ose tregtimi i kafshëve” “Shërbime të riprodhimit, krijimit të racave ose veterinare”; “Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimeve” dhe “Përpunim Lëkure”. Përpara se aplikantët të marrin licencën, veterinerët zyrtarë të drejtorive Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, vlerësojnë kushtet. Deri më tani, janë refuzuar 9 aplikime për licenca.
Informacion për publikun mbi Influencën Aviare
Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend