Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Analiza 6-mujore e vaksinimit të tufave për plasjen

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve çdo vit zbaton “Programin e Kontrollit të Sëmundjes së Plasjes”, për të parandaluar apo minimizuar përhapjen e antraksit në fermat blegtorale.

 Për periudhën janar-qershor 2023 janë vaksinuar 𝟕𝟕𝟗𝟏𝟒 krerë (gjedh, të imta, derra dhe njëthundrakë), proces që ende nuk ka përfunduar.

 Antraksi mund të shkaktojë sëmundje të rënda si te njerëzit ashtu edhe te kafshët. Është e rëndësishme shmangia e kontaktit me kafshët e dyshuara për plasje dhe mos-hapja e kadavrave të kafshëve me plasje, pasi janë jetike për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

𝙋𝙡𝙖𝙨𝙟𝙖 𝙥𝙧𝙚𝙠 𝙣𝙟𝙚𝙧𝙞𝙪𝙣;

  • nga një dëmtim ose gërvishtje të lëkurës pas kontaktit me kafshët e infektuara ose produktet e tyre,
  • nga mizat,
  • me aerosol nëse thithet pluhuri i kontaminuar,
  • përmes rrugës digjestive.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;