Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve zhvilloi sot analizën 9-mujore për Drejtorinë e Mbrojtjes së Bimëve.
Fokusi në këtë mbledhje ishte mbi monitorimet në terren për dëmtuesit karantinorë dhe marrjen e mostrave për analizim sipas planit vjetor.
Gjithashtu specialistët bën një pasqyrim të plotë mbi përfitimet që vijnë nga zbatimi i Projektit SEED+, i cili ka të bëjë me lëshimin online të Certifikatave Fitosanitare për operatorët ekonomikë, të cilët eksportojnë produktet bujqësore drejt vendeve anëtare në CEFTA, BE, e më gjerë.
“Duhet ta ndjekim me përpikmëri zbatimin e këtij projekti, pasi është mjaft i rëndësishëm për të mos penguar në asnjë moment punën e eksporteve shqiptare”, ishte detyra që kreu i AKVMB, Rolandi Meçaj iu la specialistëve në këtë analizë 9-mujore.