Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Analiza 9-mujore në katër Drejtoritë Rajonale të AKVMB

Drejtoritë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve i janë nënshtruar analizës 9-mujore për vitin 2023.  Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Rolandi Meçaj ka qenë pjesë e këtyre takimeve, ku pasi u njoh me rezultatet e sektorit të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve kërkoi angazhim maksimal në terren të të gjithë trupës veterinare dhe agronomëve. 

 “Prioriteti ynë kryesor është formalizmi i blegtorisë dhe duhet të koordinoni informacionin me Krerët e Njësive Administratave! Nuk duhet të kemi asnjë kafshë të pamatrikulluar! Veterinerët të jenë bashkëpunëtorët e fermerëve dhe tu përgjigjen në kohë për regjistrimin e kafshëve në RUDA, të kryejnë sipas planit të gjitha shërbimet e detyrueshme veterinare, të rritet kontrolli për kushtet e biosigurisë në ferma ”, ishin  disa nga detyrat kryesore që Meçaj  iu la veterinerëve.

Paralelisht me sektorin e veterinarisë Kreu i AKVMB la detyra edhe për mbrojtjen e bimëve,  duke iu kërkuar monitorim në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe lëshimin e sa më shumë të certifikatave fitosanitare on line.

Shpërndaje:

Lajme të tjera