Veterinerët e shërbimit në katër Drejtoritë Rajonale të AKVMB ndodhen çdo ditë në terren për të kryer identifikimin individual të kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale në sistemin RUDA.
Në total për muajin prill janë matrikulluar 𝟖𝟗𝟑𝟎𝟒 𝙠𝙧𝙚𝙧𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙞𝙢𝙩𝙖 𝙙𝙝𝙚 𝙜𝙟𝙚𝙙𝙝. Identifikimi individual i kafshëve dhe regjistrimi i fermave në RUDA është hapi i parë i formalizimit të sektorit blegtoral dhe siguron gjurmueshmërinë e shëndetit të kafshëve, e produkteve me origjinë shtazore.