Rëndësia e monitorimeve fitosanitare shërben për të përcaktuar masat fitosanitare parandaluese dhe luftuese në përhapjen e dëmtuesve, të cilët mund të kenë pasoja të rënda në ekonominë bujqësore.
Vrojtimi i bimëve në serra apo në sipërfaqe të mbjella është detyrë e përditshme e AKVMB dhe për pasojë inspektorët e Mbrojtjes së Bimëve janë çdo ditë në terren për të përcaktuar gjendjen fitosanitare të të mbjellave dhe marrjen e masave në ato raste kur konstatohen dëmutes. Për vitin 2023 janë bërë në total 606 monitorime fitosanitare.