Antraksi mund të shkaktojë sëmundje të rënda si te njerëzit ashtu edhe te kafshët. Vaksinimi mbrojtës i kafshëve në rrezik në shpërthimet e reja ose në vatrat e përcaktuara në strategji është i detyrueshëm dhe falas për fermerët.
Për vitin 2023 janë vaksinuar për çrrënjosjen e antraksit, në total 𝟗𝟏,𝟗𝟓𝟑 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈ (gjedh, të leshta, të dhirta, derra dhe njëthundrakë).
Koha e vaksinimit parandalues duhet të ruajë në mënyrë efektive statusin imun të kafshëve dhe sidomos duke marrë në konsideratë kohën kur kafshët kanë akses në zonat e kontaminuara.