Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB Rolandi Meçaj, Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitraq Kote dhe kryetari i Bashkisë së Cerrikut, Andis Salla vizituan nga afër Shkollën e Mesme Profesionale “Mihal Shahini”, në Cerrik. Pasi panë nga afër laboratorët e veterinarisë dhe agronomisë, Kote i përgëzoi nxënësit që zgjodhën arsimin profesional, pasi bujqësia ka nevojë për ekspertë që të zhvillohet më tutje.
Ndërkohë kreu i AKVMB shprehu gatishmërinë që nxënësit e këtij institucioni tu bashkohen Drejtorive Rajonale për të zhvilluar praktikat profesionale.
“𝑃𝑒̈𝑟𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑒𝑔𝑒̈𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑎𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑎𝑔𝑟𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑠𝑒̈ 𝑗𝑒𝑝 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑖𝑞𝑛𝑖 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑙𝑎𝑟𝑡𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈𝑗𝑡𝑖𝑛 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑖𝑙 𝑚𝑒 𝑎𝑟𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑚𝑒𝑠𝑒̈𝑚. 𝐾𝑢𝑟 𝐴𝐾𝑉𝑀𝐵 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑠ℎ𝑎𝑡𝑎 𝑣𝑎𝑘𝑠𝑖𝑛𝑖𝑚𝑖, 𝑓𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑛𝑥𝑒̈𝑛𝑒̈𝑠𝑖𝑡 𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑎𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑡’𝑖 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑎𝑛𝑔𝑗𝑖𝑡𝑒𝑛 𝑠𝑡𝑎𝑓𝑖𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑝𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑒̈”, tha Meçaj.
Gjithashtu në këtë shkollë u zhvillua edhe një takim me bizneset që merren me prodhimet bujqësore e blegtorale, të cilët ftuan nxënësit që të zhvillojnë praktikat pranë tyre dhe të njihen me modelet e biznesit.