Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Asnjë dyqan nuk lejohet që të shesë mish pa qenë i certifikuar me vulën e AKVMB-së

AKVMB është prezent me anë të veterinerit zyrtar të kontrollit, i cili është përgjegjës për kontrollin para dhe pas therjes së kafshëve që vijnë në thertore deri në vulosjen e mishit.

Nëse një kafshë shkon në thertore pa certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe pa matrikull, veterineri nuk lejon therjen e saj.
 
Nëse kafsha plotëson kushtet dhe pasi kryhen kontrollet para e pas therjes dhe gjykohet që mishi është i përshtatshëm për konsum, atëherë veterineri kryen vulosjen e mishit.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit.
 
Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit shenjën e vulës zyrtare të AKVMB për të pasur garanci në produktin që konsumojnë.
Për Qarkun e Elbasanit vulat kanë kodet AL AKVMB Elbasan, 01-03, një kod ky specifik për çdo thertore.
Për të qenë të sigurt se çfarë konsumoni, verifikoni vulat e mishit me kodet e miratuara nga AKU dhe certifikuar nga AKVMB.
 
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera