Asnjë dyqan nuk lejohet të shesë mish pa qenë i certifikuar me vulën e AKVMB-së. Veterineri zyrtar është i pranishëm në çdo thertore që operon në vend, i cili pasi kryen kontrollet para e pas therjes së kafshëve, vendos për daljen në treg ose jo të mishit.
Asnjë kafshë nuk mund të futet në thertore nëse nuk ka certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe pa matrikull.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit.
Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit shenjën e vulës zyrtare të AKVMB për të pasur garanci në produktin që konsumojnë.
Për Qarkun e Shkodrës vulat kanë një kod specifik për çdo thertore: AL AKVMB Shkodër, 01/02/03/04/05/06.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve