Asnjë produkt mjekësor veterinar nuk lejohet të tregtohet pa u pajisur me certifikatë tregtimi në Republikën e Shqipërisë. Një produkt mjekësor veterinar për të marr një certifikatë tregtimi duhet të kalojë në një proces të gjatë kontrolli nga ana e Komisionit Shtetëror të PMV-ve.
Pas shqyrtimit dhe analizimit të dosjes nga Komisioni, produkti mjekësor veterinar, i cili i përmbush të gjitha kriteret sipas Ligjit të Shërbimit Veterinar dhe Urdhrit mbi Produktet Mjekësore Veterinare, pajiset me certifikatë veterinare dhe regjistrohet në Regjistrin Themeltar të Medikamenteve.
Ky regjistër përditësohet sa herë që Komisioni shqyrton dosjet dhe miraton këto produkte. Më poshtë do të gjeni linkun e Regjistrin Themeltar të Medikamenteve të përditësuar.
Link: https://bujqesia.gov.al/lista-e-produkteve-mjekesore…/