Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Bruceloza në gjedh/AKVMB nis fushatën e gjurmimit

Bruceloza në gjedh është sëmundje bakteriale ngjitëse që ka ndikim serioz në mirëqenien e kafshëve dhe shëndetit publik. Kjo zoonozë mund të transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me kafshët e infektuara ose konsumit të produkteve të papërpunuara shtazore të kontaminuara.

AKVMB ka nisur zbatimin e Programit të Kontrollit të Brucelozës në Gjedh për vitin 2023, fushatë që ka si qëllim çrrënjosjen e sëmundjes. Do të gjurmohen të gjitha fermat me 5 krerë e larë dhe në total janë 31108 krerë.

Nëse fermeri dyshon se kafsha e tij është e prekur nga kjo zoonozë, e ka detyrim ligjor që të raportojë menjëherë veterinerin zyrtar të shërbimit ose në 𝙣𝙪𝙢𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙜𝙟𝙚𝙡𝙗𝙚̈𝙧 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.

Për zbatimin e këtij programi, marrja e kampioneve të qumështit do të realizohet në tri faza.

  • Faza parë nis gjatë muajit mars
  • Faza dytë nis gjatë muajit korrik
  • Faza tretë nis gjatë muajit nëntor

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;