Bruceloza në kafshë karakterizohet nga aborti ose humbje të aftësisë riprodhuese. Kafshët zakonisht shërohen dhe mund të jenë në gjendje të pjellin përsëri pas abortit fillestar, por mund të vazhdojnë të përhapin bakteret.
Bruceloza është sëmundje detyrimisht e lajmërueshme dhe në raste dyshimi, fermerët duhet të raportojnë menjëherë pranë AKVMB ose Drejtoritë Rajonale.
Strategjia kombëtare për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së brucelozës në të imta bazohet në vaksinimin e kafshëve të rritura dhe ato të remontit të moshës mbi 3 muaj me vaksinë Rev-1, në rrugë konjuktivale. Deri në fund të muajit nëntor 2022, AKVMB ka vaksinuar 𝟏𝟖𝟑,𝟑𝟑𝟕 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐦𝐭𝐚.
Strategjia ka si qëllim që të krijojë në mënyrë të shpejtë imunitetin e kafshëve të reja qengja dhe keca që do të mbahen për remont dhe për pasojë, me uljen e shpejtë të transmetimit të sëmundjes dhe incidences si në tufa (kope) dhe në nivel individual.