Lëvizja e kafshëve drejt tregjeve, kullotave apo nga njëra fermë në tjetrën, me apo pa ndryshim pronari, duhet gjithmonë të shoqërohet me Certifikatën e Lëvizjes së Kafshëve. Ky dokument garanton gjurmueshmërinë e kafshës dhe sigurinë ushqimore.
Certifikata e Lëvizjes së Kafshëve është e vlefshme për 3 ditë nga data e lëshimit. Është veterineri zyrtar ai që lëshon certifikatën në çastin e ngarkimit të kafshëve dhe shoqëron lëvizjen e tyre deri në destinacion.
AKVMB ka vënë në shërbim të blegtorëve një veteriner zyrtar nga çdo Njësi Administrative për të lehtësuar procedurat e pajisjes së kafshëve me Certifikatë Lëvizjeje. Për vitin 2022 janë lëshuar 50322 𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐞 në të gjithë vendin.