Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Çfarë është Afta Epizootike dhe dëmet që shkakton ajo

Afta Epizootike është sëmundje virale, me ngjitshmëri të madhe që prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha.

 

Nga ana klinike sëmundja shfaqet me ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen  në cipën mukoze të gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndër gishtore.

 

Sëmundja shkakton reduktim të prodhimit dhe ndryshime në strukturën e tufës, ashtu edhe nga humbjet indirekte që lidhen me ndalimin e tregtisë. 

 

Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human.

Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, vënia nën kontroll të saj ndër të tjera, bëhet edhe nëpërmjet vaksinimeve emergjente. Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike pa vaksinim që nga viti 2001.

Shpërndaje:

Lajme të tjera