Dermatoza Nodulare e Gjedhit është sëmundje infektive, shpërthyese, herë pas here fatale ndaj bagëtive. Sëmundja ndikon shumë në prodhimtarinë e gjedhit, prodhimin e qumështit dhe gjendjen trupore të kafshëve. Ajo gjithashtu shkakton dëme në lëkurë, abort dhe infertilitet.
Përveç vektorëve aktivë që ushqehen me gjak, transmetimi mund të ndodhë nëpërmjet konsumit të ushqimit ose ujit të kontaminuar, kontaktit direkt, ndërzimit natyror si edhe inseminimit. Deri më sot, virusi i Dermatozës Nodulare të Gjedhit është zbuluar në pështymë e rrjedhjet nazale deri në 18 ditë pas infektimit dhe uji i kontaminuar mund të infektojnë edhe krerët e tjerë.
Njihet fakti që nga lopët barse të infektuara lindin viça me lezione në lëkurë. Virusi mund të transmetohet në viçat përmes qumështit të infektuar, ose nga lezione të lëkurës në thithat e gjirit. Në Shqipëri kjo sëmundje nuk është raportuar vitet e fundit, kjo nuk do të thotë se sëmundja nuk mund të shfaqet. Vaksinimi masiv është mënyra më efektive për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.