Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Çfarë është krahëbardha e serrave

Krahëbardha e serrave është dëmtues polifag. Ka rreth 250 bimë bujtëse, ku më kryesoret nga pikëpamja e dëmit ekonomik janë: patëllxhani, domatja, speci, kastraveci, kungulli, pjepri, fasulja, luleshtrydhja si edhe bimët zbukuruese.

Krahëbardha e serrave në varësi të kushteve mund të ketë një numër të madh breznish gjatë vitit. Në serra zhvillohet në mënyrë të pandalshme edhe gjatë dimrit. Vezët vendosen në pjesën e poshtme të gjethes, të grupuara në formë gjysmë rrethi; nga 10 copë në një ose dy rreshta.

Zhvillimi embrional zgjat 8-13 ditë. Pas një periudhe të shkurtër lëvizshmërie (3-6 ditë), nimfat fiksohen në pjesën e poshtme të gjethes dhe kalojnë në moshën e dytë. Pas dy mutacionesh të tjera, në moshën e katërt nga pupa del insekti i rritur. Në serra dimëron në çdo stad të zhvillimit, ndërsa në ambient të hapur si pupë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera