Miza e ullirit është një dëmtues monofag, ku dëmin e shkakton larva, e cila hap galeri në kokërr, duke konsumuar deri 20 % të saj. Miza dëmton tulin e kokrrës duke pakësuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit e të vajit.
Kokrrat e plagosura nga larvat e mizës infektohen nga kërpudha të ndryshme të mykut, të cilat rrisin aciditetin e vajit. Miza e ullirit është dëmtues që shkakton zona dëmi të qëndrueshme, prandaj dhe lufta kundër tij duhet të bëhet e organizuar.