Bruceloza është sëmundje zoonotike me rrezikshmëri të lartë, e cila mund të përhapet nga njëra kafshë në tjetrën dhe tek njeriu nëse nuk respektohen masat e biosigurisë. AKVMB ka nisur fazën e dytë të monitorimit të brucelozës së gjedhit në të gjithë vendin.
Programi i strategjisë kombëtare për çrrënjosjen e brucelozës në gjedh do të zgjasë nga data 5 -20 shtator dhe është planifikuar monitorimi i 𝟐𝟑𝟎𝟏 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚𝐯𝐞 dhe 𝟑𝟏𝟕𝟑𝟓 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞. Veterinerët tanë janë në terren për të përfunduar në kohë procesin e monitorimit.
Fermat të cilat rezultojnë pozitive, do të gjurmohen individualisht deri në çrrënjosjen totale të sëmundjes. Ata krerë gjedh që rezultojnë pozitiv asgjësohen dhe fermerët do te kompensohen nga buxheti i shtetit.