Murtaja e Ruminantëve të Vegjël shkakton emergjencë për shkak të përhapjes së infeksionit në mënyrë të shpejtë dhe shkallës së lartë të mortalitetit të dhenve dhe dhive.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka udhëzuar Drejtoritë Rajonale që të rrisin monitorimin e fermave me të imta dhe njëkohësisht këshillon fermerët që në çdo rast të njoftojnë në numrin e gjelbër 08003366!
Parandalimi dhe kontrolli i sëmundjes bëhet me anë të vaksinimit, zbatimit të masave të rrepta të biosigurisë në fermë, kontrollit të lëvizjes së kafshëve si dhe respektimit të karantinës.
Informacion mbi Mizën e Mollës
Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;