Karkalecat janë dëmtues polifag sepse ushqehen me shumë lloje bimësh, duke përbërë kështu një ndër grupet më të dëmshme të insekteve në kulturat bujqësore e më gjerë. Dëmet nga karkalecat janë krahasuar me tërmetet, epidemitë dhe luftërat botërore. 𝑵𝒆̈ 𝒗𝒆𝒏𝒅𝒊𝒏 𝒕𝒐𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒉𝒂𝒑𝒋𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒆 𝒆 𝒌𝒂𝒓𝒌𝒂𝒍𝒆𝒄𝒂𝒗𝒆 𝒊 𝒕𝒂𝒌𝒐𝒏 𝒗𝒊𝒕𝒆𝒗𝒆 1946-1948-1993 𝒅𝒉𝒆 𝒗𝒊𝒕𝒊 1996 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒊𝒅𝒆𝒓𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒔𝒊 𝒌𝒖𝒍𝒎𝒊 𝒊 𝒑𝒐𝒑𝒖𝒍𝒍𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒌𝒂𝒓𝒌𝒂𝒍𝒆𝒄𝒂𝒗𝒆.
Ky insekt është një fluturues i mirë. Karkaleci kalon 5 mosha (stade). Dallimi i moshave bëhet nëpërmjet karakteristikave të tilla si: numri i segmenteve të antenave, madhësia e trupit, prania e krahëve, etj. Karkalecat kanë pak a shumë një cikël biologjik të ngjashëm. Dëmtuesi jep 1 brezni në vit. Dimëron si vezë, në brendësi të tokës në thellësi 5-10 cm. 𝑽𝒆𝒛𝒆̈𝒕 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒄̧𝒆𝒍𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒇𝒖𝒏𝒅 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒋𝒊𝒕, 𝒅𝒆𝒓𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒊𝒕𝒆̈𝒕 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒒𝒆𝒓𝒔𝒉𝒐𝒓𝒊𝒕.
AKVMB ka përgatitur një material lidhur mbi dëmet që mund të shkaktojë ky insekt në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore dhe masat paraprake që duhen marrë. Gjithashtu informacion është shpërndarë në katër Drejtoritë Rajonale, ku specialistët do të bëjnë monitorime në terren dhe këshillojnë fermerët.