Dimri mund të jetë një periudhë e rrezikshme për bletët nëse mbarështuesit nuk tregohen të kujdesshëm.
Uria, lagështia dhe moti i acartë janë kërcënimet më serioze për bletët. Fermerët duhet të respektojnë disa masa për të shmangur ngordhjen e këtyre gjallesave.
Veterinerët e Shërbimit të Drejtorive Rajonale në këto ditë të acarta dimri ndodhen në terren për të mbështetur nga afër bletërritësit.
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐭:
-Tu sigurohet ushqim nesë nuk kanë rezerva të mjaftueshme mjalti;
-Kosheret të jenë të izoluara për të ruajtur temperaturën e brendshme të zgjoit;
-Të shmanget në çdo rast futja e lagështisë në zgjua.