Tuberkulozi është ende një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë dhe vitet e fundit ka pasur një rritje shqetësuese si pasojë e rezistencës të medikamenteve.
Kjo Ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrezikun që shfaq sëmundja dhe masat që duhen marrë për parandalimin e përhapjes së saj.
Tuberkulozi përhapet nga njeriu te njeriu përmes ajrit, kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet.
Gjedhi është një nga kafshët kryesore që mund të strehojë tuberkulozin, një sëmundje e shkaktuar nga infeksioni me Mycobacterium bovis dhe mund të infektojë personat që merren me blegtori.
Për të çrrënjosur sëmundjen në tufat blegtorale, AKVMB gjatë vitit 2023 ka gjurmuar në 𝒕𝒐𝒕𝒂𝒍 𝟑𝟏𝟏𝟏𝟒 𝒌𝒓𝒆𝒓𝒆̈ 𝒈𝒋𝒆𝒅𝒉. Për vitin 2024 është planifikuar që të gjurmohen të gjitha fermat e gjedhit.