Kjo Ditë e gjeti kreun e AKVMB, Rolandi Meçaj së bashku me veterinerët zyrtarë në fermën e Inës, ku këta të fundit kryen vaksinimin e të imtave me vaksinën Rev-1.
Ferma ndodhet në Kashar të Tiranës dhe Ina mbarështon rreth 100 krerë gjedh, 300 krerë të leshta dhe 200 krerë të dhirta.
Sipas saj, vaksinimi redukton ekspozimin ndaj sëmundjeve zoonotike dhe garanton shëndetin e kafshëve.
“𝑉𝑎𝑘𝑠𝑖𝑛𝑖𝑚𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑔𝑎𝑟𝑎𝑛𝑡𝑜𝑛 𝑠ℎ𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑓𝑠ℎ𝑒̈𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑛𝑑𝑎𝑙𝑖𝑚𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑜𝑛 𝑚𝑒 𝑝𝑎𝑘 𝑠𝑒 𝑘𝑢𝑟𝑖𝑚𝑖. 𝐸̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑚𝑗𝑎𝑓𝑡 𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑢𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒𝑚 𝑘𝑎𝑓𝑠ℎ𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑡𝑠ℎ𝑚𝑒, 𝑔𝑗𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑑𝑖𝑘𝑜𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑑ℎ𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑑𝑢𝑘𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑎𝑧𝑜𝑟𝑒”, u shpreh Ina, duke i këshilluar fermerët që të veprojnë njëjtë si ajo.
Qëllimi i Ditës Botërore të Vaksinimit të Kafshëve është të edukojë njerëzit për të qenë përgjegjës për kafshët e tyre, qofshin ato kafshë shoqëruese apo bagëti.