Sot është Dita Botërore e Vaksinimit të Kafshëve, e cila shërben për të na kujtuar rëndësinë e zbatimit të masave profilaktike në sektorin e blegtorisë. Vaksinimi garanton përdorimin racional të antibiotikëve dhe lufton në mënyrë efektive rezistencën ndaj antibiotikëve.
Gjatë gjithë muajit prill Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj ka zhvilluar takime me blegtorët për të folur mbi rëndësinë e vaksinimit.
“Siguria ushqimore është një sfidë e vërtetë dhe AKVMB luan rol thelbësor në zgjidhjen e saj. Çdo vit ne zbatojmë masat e planifikuara për të garantuar shëndetin e mirë e të të gjitha kafshëve dhe për të mbështetur të gjitha format e qëndrueshme të blegtorisë. Zoonozat mund të kontrollohen vetëm përmes vaksinimit, prandaj është e domosdoshme të vazhdojmë të zbatojmë realizimin e vaksinave që na mundësojnë t’i përgjigjemi me shpejtësi dhe në mënyrë efektive kërcënimit të paraqitur nga sëmundjet si; plasja, gjuha blu, tuberkulozi, e të tjeVeterinerët tanë janë çdo ditë në terren për të vaksinuar çdo kafshë. Kjo na garanton monitorimin e ngushtë të sëmundjeve. AKVMB është në gjendje të kufizojë rreziqet ndaj sëmundjeve zoonotike; të ruajë shëndetin e kafshëve tona dhe shëndetin publik”, tha Meçaj.