Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Dita Botërore e Zoonozave, AKVMB mesazh ndërgjegjësues

Sot është 𝑫𝙞𝒕𝙖 𝘽𝒐𝙩𝒆̈𝙧𝒐𝙧𝒆 𝒆 𝒁𝙤𝒐𝙣𝒐𝙯𝒂𝙫𝒆. Kjo Ditë na shërben për t’iu kujtuar njerëzve dhe fermerëve se potencialisht mund të shpëtojmë jetë dhe miliona lekë nëse më parë investojmë në parandalimin e zoonozave, se sa në luftimin e tyre përpara se këto sëmundje të përhapen.

Nëpërmjet vaksinimit të kafshëve, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve luan rol kyç në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, përfshirë edhe zoonozat.

Vaksinimi i tufave blegtorale për brucelozën, plasjen apo gjurmimin për tuberkulozin është detyrim ligjor, një masë kjo që i shërben shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore.

 

𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐙𝐨𝐨𝐧𝐨𝐳𝐚𝐯𝐞

Më 6 korrik 1885, biologu francez Louis Pasteur administroi me sukses vaksinën e parë kundër tërbimit tek një  djalë i vogël, i cili ishte kafshuar nga një qen i tërbuar. Vaksina jo vetëm që e shpëtoi fëmijën të prekej nga tërbimi, por edhe i shpëtoi jetën. Kjo është arsyeja se pse 6 korriku u shënua si Dita Botërore e Zoonozave.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur