Dita e Tokës është një ngjarje vjetore më 22 prill dhe ka si qëllim që të demonstrojë mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit .
Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën festojnë Ditën e Tokës për të mbrojtur planetin nga ndotja dhe shpyllëzimi.
AKVMB iu bën thirrje kultivuesve të kulturave bujqësore dhe blegtorëve që të respektojnë mënyrat e asgjësimit të ambalazheve të PMV dhe PMB, pasi në të kundërt mund të jenë faktorë në ndotjen e tokës; ujërave nëntokësore dhe burimet.
Fermerët mund t’i kthejnë ambalazhet e PMB dhe PMV tek furnizuesi, i cili i asgjëson sipas rregullave të mjedisit, por mund të asgjësohen edhe nga vetë përdoruesi.