Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Drejt përfundimit trajtimi me spërkatje për uljen e popullatës së karkalecit

Është drejt përfundimit trajtimi me spërkatje për uljen e popullatës së karkalecit në sipërfaqet e tokave bujqësore. Deri më tani kanë mbetur vetëm 5 ha në Njësinë Administrative Vllahinë të Bashkisë Selenicë dhe 50 ha në Ferras të Lushnjës, proces që përfundon sot.

Në total është kontraktuar një sipërfaqe prej 228 ha, në Bashkitë: Belësh, Divjakë, Lushnjë, Selenicë; kryesisht toka djerrë, ullishte, duhan, mezhda dhe kanale.

Ekspertët tanë do vijojnë monitorimin në terren dhe në bazë të situatës do të vlerësohet nëse do të jetë e nevojshme për ndërhyrje me trajtim kimik, për të parandaluar dëmet e shkaktuara nga karkaleci.

Veterinerët tanë kanë këshilluar fermerët që të 𝙣𝒅𝙖𝒍𝙞𝒏 𝒇𝙪𝒕𝙟𝒆𝙣 𝙚 𝙩𝒖𝙛𝒂𝙫𝒆 𝒃𝙡𝒆𝙜𝒕𝙤𝒓𝙖𝒍𝙚 𝙥𝒆̈𝙧 𝙠𝒖𝙡𝒍𝙤𝒕𝙚̈ dhe shpendëve në zonat ku do të bëhet ndërhyrja me spërkatje.

Kujdes të veçantë duhet të 𝒌𝒊𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒈𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 e 𝒃𝒍𝒆𝒕𝒆̈𝒗𝒆; në izolimin e zgjojeve, duke respektuar disa rregulla teknike, si ajrosja dhe furnizimi me ujë i tyre. Në parcelat ku do të bëhen ndërhyrjet, janë vendosur tabela paralajmëruese për blegtorët dhe mbarështuesit e bletëve.

 

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja