Rolandi Meçaj,
Është Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit
Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve që prej 24 Qershorit 2022 .
Ka
lindur në Drithas të Korçës, në 25 gusht 1966.
U diplomua si Mjek Veteriner në janar
1990, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës me rezultate shumë të mira dhe ka
ushtruar profesionin për një periudhë të gjatë kohe.
Z. Meçaj është babai e dy fëmijëve, një vajze
dhe një djali.
Nga momenti i diplomimit ka ushtruar profesionin
e veterinerit, duke i pasur fillimet e tij në ish- Ndërmarrjen Bujqësore,
Maliq.
Nga viti 2013- 2022 ka drejtuar Qendrën e
Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë, një nga institucionet më të rëndësishme
të bujqësisë në vendin tonë. Në periudhën që kjo Qendër është drejtuar prej
tij, u bë i mundur testimi dhe aplikimi i shumë praktikave të mira, të dala nga
studimi shkencor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, por dhe nga studime të
realizuara nga kërkues të huaj.
Si një institucion aplikativ në fushën e
bujqësisë dhe blegtorisë, gjithë të dhënat e grumbulluara janë transmetuar te specialistët,
studentët e universiteteve bujqësore, nxënës të shkollave të mesme, me profil bujqësor
në mbarë vendin, nëpërmjet trajnimeve, ditëve fushore dhe materialeve divulgative,
të realizuara, pjesë e të cilave ka qenë dhe Z.Meçaj.
Z. Meçaj
ka dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e blegtorisë në rang kombëtar, sa i
përket përmirësimit racor në tufat blegtorale; në testimin dhe shpërndarjen e materialit
shumëzues bimor në grurë, patate, elb, që kanë qenë prioritete kombëtare të këtij
institucioni.
Gjatë eksperiencës në administratën shtetërore,
ka qenë pjesëmarrës i shumë trajnimeve e konferencave të rëndësishme brenda dhe
jashtë vendit, që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, sigurinë
ushqimore, përmirësimin racor të kafshëve në fermë, si dhe bashkautor në disa
botime shkencore.
Aktualisht ndjek Ciklin e Tretë të Studimeve “DOKTORATURË”, pranë Universitetit
Bujqësor të Tiranës, me temë “Prevalenca e mastiteve dhe shëndetësimi i tufave
të lopëve të qumështit, të prekura prej tyre”.