Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

DRVMB Shkodër zhvillon analizën vjetore

“Matrikullimet, lëshimi i certifikatave të lëvizjes së shëndetit, plotësimi i sistemit Ruda, janë procese që nuk duhet të ndalen asnjë ditë nga ju. Agronomët e Mbrojtjes së Bimëve iu kërkoj që të përmbyllin procesin e shpërndarjes së atyre pak Regjistrave që kanë mbetur dhe të vijojnë monitorimet për plotësimin e tyre nga ana e fermerëve”, ishin detyrat që kreu i AKVMB, Rolandi Meçaj la në analizën vjetore të DRVMB Shkodër. Gjithashtu u kërkua që në këto ditë me mot të keq, të monitorohen fermat blegtorale mbi shëndetin e kafshëve dhe serrat. Drejtori i DRVMB Shkodër, Andi Bilali prezantoi punën 1-vjeçare, duke paraqitur edhe shifra mbi zbatimin e masave profilaktike, si gjurmimi mbi brucelozën, vaksinimi për antraksin, aftën epizotike, gjuhën blu, e të tjerë. Në këtë analizë u përcaktuan edhe objektivat për vitin 2023.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur