Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

DRVMB Tiranë zhvillon analizën vjetore

Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, me prezencë të kreut të AKVMB Rolandi Meçaj dhe zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari zhvilloi analizën vjetore të vitit që lamë pas. Në takim u diskutua mbi zbatimin e masave profilaktike, matrikullimet, popullimin e sistemit Ruda, e të tjerë. Në fokus të diskutimeve ishin edhe objektivat e caktuara për vitin 2023, ku një pjesë e tyre ka nisur të zbatohet që në ditët e para të Janarit. Meçaj kërkoi që veterinerët zyrtarë të kontrollit dhe ata të shërbimit, duhet të krijojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me fermerët, për të rritur e garantuar sigurinë ushqimore. Vëmendje iu kushtua edhe shpërndarjes së Regjistrit të Fermerëve, ku pas përfundimit të këtij procesi, nis monitorimi për plotësimin e tij.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur